Telenews

Njësitë e Termocentralit “Kosova A” jashtë funksionit, KEK njofton për ndërprerje dhe remont

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se njësia A3 e Termocentralit “Kosova A” ka dalë papritur nga sistemi gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, më 19 qershor 2025, rreth orës 00:30. Sipas njoftimit zyrtar, ndërprerja është shkaktuar nga luhatje në sistemin elektrik, duke aktivizuar mbrojtjen automatike të gjeneratorit.

Ndërkohë, edhe njësia A5 është ndalur një ditë më parë, më 18 qershor, pas vërejtjes së një humbjeje të ujit në kaldajë, e evidentuar që nga data 17 qershor. Njësia është mbajtur në funksion përkohësisht, derisa ekipet teknike vendosën ndaljen për të parandaluar dëmtime më të mëdha.

Po ashtu, njësia A4 është jashtë funksioni për shkak të remontit të planifikuar që nga data 16 maj.

KEK ka theksuar se janë duke u ndërmarrë të gjitha masat për rikthimin e njësive në funksion sa më shpejt që të jetë e mundur, në bashkëpunim me institucionet përkatëse të sektorit energjetik, duke garantuar një standard të lartë përgjegjësie dhe llogaridhënieje ndaj publikut.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 20 qershor

Erzana Fazliu

Aksident i rëndë në Prizren – përplasen dy biçikleta, një 24-vjeçar dërgohet në QKUK me lëndime në kokë

KushtrimGuraj

Publikohet sondazhi i fundit, LVV-ja pëson rënie drastike, AAK nuk e kalon pragun

KushtrimGuraj