Telenews

Sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit

Ditën e sotme për herë të 35-të me radhë deputetët do të tentojnë të konstituojnë Kuvendin e Kosovës.

Në vazhdimet e seancës që nuk kanë zgjatur më shumë se 2-3 minuta, nuk ka pasur vota të mjaftueshme për formimin e Komisionit për votim të fshehtë, i cili do të mundësonte votimin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

Ndërkohë çdo përfundim të seancës përfaqësuesit e partive politike po hedhin akuza ndaj njëra-tjetrës për bllokim institucional.

Opozita po kërkon nga Lëvizja Vetëvendosje që të ndryshojë kandidatin mirëpo kjo nuk po pranohet nga VV-ja.

Seanca nis nga ora 10:30.

Të ngajshme

Maturantët në Shqipëri më dobët në gjuhën shqipe se në gjuhën e huaj

Donat Hashani

PDK sot mban Konventën e Përgjithshme, ky është kandidati i vetëm për kryetar

Donat Hashani

Sot mbahet Provimi i Maturës Shtetërore

Donat Hashani