Policia e Kosovës ka bërë të ditur se disa persona të panjohur kanë hedhur një granatë dore në një pishinë në Qabrat të Gjakovës.
Sipas njoftimit të policisë, për këtë incident ka bërë të ditur një punëtor i pishinës.
Përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar, dhe rasti në polici është hapur si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
“Qabrat, Gjakovë 19.06.2025 – 22:45. Ankuesi mashkull kosovar, punëtor në një pishinë, ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes (granatë dore), me ç’rast janë shkaktuar dëme materiale. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.