Telenews

Çitaku: Për Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka folur për media pas dështimit të 35’të për ta konstituuar Kuvendin.

Çitaku i bëri thirrje publike Lëvizjes Vetëvendosje për reflektim, duke shtuar se Kosova është buzë kolapsit.

Ndër tjerash,  deputetja e PDK-së tha se egoja e Kurtit është më e madhe se Kosova.

“Për Albin Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti, egoja është më e madhe se Kosova, ambicia është më e rëndësishme se demokracia, kjo situatë duhet të marrë fund dhe presim nga VV që të reflektojë. Kosova është buzë kolapsit”, tha Çitaku.

Të ngajshme

Po vjen projekti më i dashur për Ronela Hajatin

Erzana Fazliu

Aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete, raportohet për një të lënduar

Erzana Fazliu

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së – ky është urimi prekës i prindërve të tij

Erzana Fazliu