Telenews

Banorët e cilave rajone në Kosovë dhurojnë më së shumti gjak? Tregon menaxherja Mavraj

Menaxherja për promovimin e dhurimit të gjakut në Qendrën Kombëtar të Kosovës për Transfuzion të Gjakut, Albana Gashi Mavraj në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka treguar për organizimet që bëjnë në mënyrë që të ketë sa më shumë dhurues të gjakut për shkak të kërkesave të mëdha për gjak nga pacientët.

Ajo ka treguar se cilat kritere duhet t’i plotësojnë organizimet e tilla në mënyrë që gjithçka të shkojë sipas procedurave të përcaktuara.

Po ashtu ajo ka treguar se cilat rajone të Kosovës prijnë me dhurimin e gjakut.

“Po e kemi Rahovecin, fshatin Dejë dhe kanë traditë tashmë… kemi komunën e Shtimes, Lipjanit… Kemi fshatin Carrabreg në komunën e Deçanit dhe atje është aksion maratonik, kanë shumë eufori…”, tha Gashi Mavraj.

Sipas saj, si ekip kur nuk kanë shumë dhurues janë të dëshpëruar, ndërsa kur ka përgjigje pozitive të qytetarëve për të dhuruar gjak, janë shumë më të motivuar.

Ajo shtoi tutje se kampanjat për vetëdijesimin e qytetarëve për të dhuruar gjak janë shumë të rëndësishme.

Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga United Hospital.

Të ngajshme

Pesë ushtarë vriten në sulmin izraelit ndaj Iranit

Erzana Fazliu

Irani konfirmon vdekjen e shkencëtarit të dhjetë bërthamor

Erzana Fazliu

Po vjen projekti më i dashur për Ronela Hajatin

Erzana Fazliu