Telenews

Këto zona të Kosovës mbesin pa ujë për shkak të punimeve të KEDS-it

Për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në Impiantin e Trajtimit të Ujit në Badoc për arsye të punimeve nga ana e KEDS, Kishnica, Sushica, Badoci dhe fshatrat Janjeva e Gushterica si zonë e Lipjanit do të mbesin pa furnizim me ujë.

Kështu ka bërë të ditur Kompania Rajonale Ujësjellësi “Prishtina”, ku shtoi se ndërprerja e energjisë elektrike do të vazhdojë deri në ora 16:00.

Në njoftim bëhet e ditut se edhe ITU Shkabaj është duke trajtuar ujë me kapacitet minimal për shkak të turbullirës së ujit në kanalin e Ibrit si shkak i punimeve në kanal.

“Aktualisht rezervuarët janë të mbushur, por mund të ketë  çrregullime të furnizimit me ujë në Mati 1, Bregu i Diellit, Graçanica dhe Hajvalia që ndërlidhen me mungesën e energjisë elektrike në Badoc, me ç’rast atje jemi duke trajtuar ujë me gjeneratorë. Po ashtu për shkak të punimeve në kanalin e Ibër Lepencit, Drenasi aktualisht nuk është duke trajtuar ujë për pije”, tutje bëhet e ditur në njoftim.

Të ngajshme

Ndryshon emri i AAK-së, ky do të jetë emri i ri

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 25 maj

Rrezarta Ramaj

Java e ardhshme me mot stabil e temperatura deri në 29 gradë në Kosovë

Rrezarta Ramaj