Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, ka shprehur shqetësimin e tij të thellë për situatën politike në vend para seancës së 36-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se procesi politik ka humbur kuptimin dhe vendi është futur në një bllokadë.
Ai paralajmëroi për rritjen e irritimit dhe pakënaqësisë në mesin e qytetarëve, duke bërë thirrje që lidershipi politik të dalë para popullit dhe të tregojë përgjegjësi.
“Liderët tanë janë mësuar me i kap për krahu dhe me t’u tregohet se se çka të bëjnë. I ka humbur kuptimi cdo gjëje ne jemi mbetur peng. Në parlamntarizëm duhet me fol dhe me bë zgjidhje dhe me filluar me komunikuar. Kjo forma që jemi që 36 herë kush është për dhe me ardh pas 48 orëve i ka humbur kuptimi.
Duhet me ftuar popullin sepse po shihet që ka irritim dhe pakënaqësi me dalë liderët tanë se janë mësuar me i kap për krahu dhe më tregu se cka me bë. Po shihet se nuk ka zotësi, iniciativë nuk po shkojme nga mirëkuptimi por nga përqarja dhe me thellu percarjen këto raste nganjëherë iu vjen fundi dhe duhet me u ndal me shiku një rrugëdje dhe iu ka hup kuptimi”