Ministria e Mbrojtjes thotë se ka pasur 20 vatra zjarri në vend.
Nga këto 17 janë shuar, teksa ende 3 vatra zjarri janë aktive.
Informacion mbi situatën e zjarreve
Data 23.06.2025, ora 21:00
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën 21:00, datë 23.06.2025, janë raportuar 20 vatra zjarri.
Nga këto janë shuar 17 vatra zjarri dhe janë aktive 3 vatra zjarri.
Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:
Në lagjen “Mulliri i Artë”, bashkia Delvinë.
Në fshatin Alarup, njësia administrative Çërravë, bashkia Pogradec.
Në në rrugën e Elbasanit, njësia administrative Nr. 2, bashkia Tiranë.
Në fshatin Rilë, njësia administrative Shënkoll, bashkia Lezhë.
Në fshatin Malaj, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë.
Në fshatin Vanë, njësia administrative Vergo, bashkia Delvinë.

