Telenews

Dështon për të 37-tën herë konstituimi i Kuvendit

ikd:-nese-kuvendi-s’konstituohet-as-dy-tre-muajt-e-ardhshem,-pasojat-edhe-me-te-renda-per-kosoven

Ka dështuar sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës, duke shënuar dështimin e 37-të më radhë.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari kërkoi nga subjektet politike të propozojnë nga një përfaqësues për Komisionin Zgjedhor, por as kësaj radhe nuk kaloi propozimi.

Me 52 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim seanca u ndërpre, për të vazhduar pas 48-orësh.

 

Ndryshe, pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 9 shkurt, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet, pasi partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), nuk po siguron votat e mjaftueshme për të zgjedhur Kryetaren e Kuvendit. Kandidatja e propozuar nga LVV për këtë post, Albulena Haxhiu, nuk ka marrë përkrahjen e nevojshme.

Subjektet politike, PDK, LDK, AAK kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Haxhiun për këtë pozitë. Ndërsa, LVV ka deklaruar se nuk do ta ndërrojë kandidaten e tyre.

Të ngajshme

Kurti e akuzoi si spiun, Ristiqi krijon parti në Kosovë

KushtrimGuraj

Ndërron jetë në moshë të re Besart Maliqi nga Kamenica

KushtrimGuraj

Erdogan: Derisa KFOR-i turk ndodhet në veri, s’do të ketë ndonjë problem

Donat Hashani