Telenews

“Akoma shtatzënë” – Dafina sqaron gjithçka pas zërave për lindje

Pavarësisht se tashmë është e njohur që është në pritje të ëmbël, këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka reaguar sërish në rrjete sociale për të sqaruar lajmet e pavërteta që kanë qarkulluar ditët e fundit.

Së fundmi, disa portale dhe përdorues të rrjeteve sociale kanë aluduar se Dafina mund ta ketë sjellë tashmë në jetë foshnjën, ndoshta në mënyrë të fshehtë. Por artistja ka vendosur të ndalë spekulimet me një postim të thjeshtë, por shumë të qartë.

Në një fotografi të publikuar në InstaStory, Dafina shfaqet me barkun e rrumbullakosur dhe një përshkrim të shkurtër që i qetëson të gjithë:

“Akoma shtatzënë.”

Me këtë reagim, ajo hodhi poshtë të gjitha lajmet e pavërteta dhe konfirmoi se ende është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Të ngajshme

Gjatë performancës në shi të rrëmbyeshëm, Dua Lipa thotë se ‘ndihet sikur po bën dush’

KushtrimGuraj

Ledri Vula: Më pëlqejnë këngët e Gjestit, por do ta refuzoja Jozin për bashkëpunim

Valjeta Turkaj

Gold AG: Ka shqiptarë akoma që e dëgjojnë Cecën, i kam fshirë nga Facebook

Valjeta Turkaj