Telenews

Si të mbroheni nga ataku kardiak dhe problemet e tjera gjatë temperaturave të larta?

Për ekspertët e shëndetësisë botërore, temperaturat e larta konsiderohen si një emergjencë serioze për shëndetin publik.

Me anë të një raporti të fundit, ato thonë se valët e të nxehtit po bëhen gjithnjë e më të rrezikshme për grupet e ndjeshme, si të moshuarit, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike.

Temperaturat ekstreme rrisin rrezikun për atak kardiak, probleme me frymëmarrjen, dehidrim dhe komplikacione të tjera të rënda shëndetësore.

Në Shqipëri, ku vit pas viti vera po bëhet gjithmonë e më e gjatë dhe më e thatë, specialistët paralajmërojnë se ndikimi i ndryshimeve klimatike është i dukshëm. Të dhënat e INSTAT tregojnë se sëmundjet kardiovaskulare, të cilat përkeqësohen nga të nxehtit, përbënin 52,9% të totalit të vdekjeve në vend në vitin 2024.

Ekspertët e shëndetësisë botërore kanë lançuar fushatën #KeepCool, nëpërmjet të cilës ofrojnë këshilla të thjeshta për të mbrojtur veten nga të nxehtit.

Ata apelojnë për masa të koordinuara kombëtare dhe lokale, përfshirë plane veprimi për valët e të nxehtit, sisteme paralajmërimi dhe informimi publik për të shpëtuar jetë.

Tabelë – OBSH – Fushata #KeepCool

Shmangni daljet gjatë orëve të pikut

Pini shumë ujë

Shmangni pijet me alkool ose kafeinë

Mbani ambientet të freskëta

Përdorni rroba të lehta

Kujdesuni për fqinjët dhe të afërmit

Të ngajshme

Hekuri dhe vitamina C: A është kombinimi i tyre i nevojshëm?

KushtrimGuraj

Pse nuk duhet të bëni dush me ujë shumë të nxehtë?

Valjeta Turkaj

Tre fruta dhe perime që duhet t’i hani këtë verë për të qëndruar të hidratuar

Valjeta Turkaj