Christian Norgaard do të bëhet lojtar i Arsenalit këtë verë, kanë konfirmuar Fabrizio Romano.
Sipas ekspertit të trasnferimeve, Arsenali dhe Brentfordi kanë arritur një marrëveshje mbi transferimin pasi bisedimet u përshpejtuan të mërkurën.
Fabrizio Romano konfirmon: “Christian Norgaard te Arsenali, ja ku shkojmë! Marrëveshja është arritur klub me klub pas propozimit prej 11 milionë eurosh të dërguar sot”.
“Kushtet personale janë arritur gjithashtu me Norgaardin, i cili do të kryejë vizitat mjekësore, Brentfordi e ka autorizuar lojtarin të udhëtojë”.
31-vjeçari do të jetë një nga dy mesfushorët e rinj mbrojtës të Arsenalit, së bashku me Martin Zubimendin.
Ata do të zëvendësojnë Jorginhon dhe Thomas Parteyn.