Dua Lipa ia doli të performonte edhe gjatë motit me shi në Liverpool të martën në mbrëmje, ndërsa doli në skenë për koncertin e saj të parë në turneun “Radical Optimism” në “Anfield”.
Këngëtarja me prejardhje shqiptare, e cila do të performojë për herë të dytë në stadium më 26 qershor, u sigurua që të jepte një performancë fantastike për fansat pavarësisht motit, shkruan DailyMail.
Ndërsa fituesja e çmimit Grammy po performonte hitin “Be the One”, ajo bëri shaka duke thënë: “Ndihem sikur po bëjmë dush së bashku apo diçka e tillë, kjo është çmenduri!”
Këngëtarja e hitit Houidini emocionoi turmën prej 70 mijë personash kur prezantoi sensacionin britanik të muzikës pop, Charli, si të ftuarën e saj speciale.