Telenews

Figo flet për garën e Topit të Artë: Cilat lojtarë i sheh si favoritë për ta fituar çmimin?

Legjenda e futbollit portugez, Luis Figo, ka shprehur mendimin e tij lidhur me garën për Topin e Artë, duke lavdëruar disa nga lojtarët më të shquar, ndërkohë që ka minimizuar ndikimin e Kupës së Botës për Klube në vlerësimin përfundimtar të sezonit të një lojtari.

Në një intervistë për AS, Figo theksoi se ndërsa turnetë globale të klubeve mund të sjellin prestigj, ato nuk duhet të ndikojnë te vendimi për të përcaktuar lojtarin më të mirë të vitit.

“Nuk mendoj se Kupa e Botës për Klube ka ndikim,” ka thënë ai.

“Ka disa lojtarë që, për shkak të sezonit të tyre, meritojnë trofeun. Mendimi im është i parëndësishëm; ata që votojnë vendosin. Por më pëlqejnë lojtarë si Lamine Yamaa, Vitinha, i cili ka fituar gjithçka këtë sezon, dhe Dembele gjithashtu ka bërë shumë mirë. Varet nëse përqendrohesh në performancën individuale apo në titujt e fituar.”

Ish-anësori i Real Madridit dhe Barcelonës gjithashtu lavdëroi bashkatdhetarin e tij Vitinha, i cili ndihmoi Paris Saint-Germain të fitojë një tripletë vendase dhe gjithashtu ngriti Ligën e Kombeve të UEFA-s me Portugalinë.

“Ai është në listë. Ai ka shanse për të fituar, por siç thashë, varet nga kush voton dhe, logjikisht, nga ajo në të cilën përqendrohesh gjatë sezonit.”

Figo foli gjithashtu për formën e Kylian Mbappe, i cili e përfundoi sezonin si golashënuesi më i mirë i La Ligas dhe fitoi Këpucën e Artë Evropiane pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Paris Saint-Germain.

“Në fillim gjërat nuk ishin mirë, por më pas ai bëri mirë. Ai shënoi shumë gola dhe u përshtat te Real Madrid, gjë që është krejtësisht ndryshe nga të luash në një ekip tjetër,” shpjegoi Figo. “Ajo që mund ta përjashtojë atë nga trofetë individualë është mungesa e titujve të mëdhenj kolektivë, por do ta shohim. Ai është gjithmonë në listën e më të mirëve në botë, kjo është e sigurt.”

Të ngajshme

Manchester City shënon edhe golin e tretë ndaj Juventusit (VIDEO)

KushtrimGuraj

E kryer, Theo Hernandez braktis qytetin e modës për milionat e arabeve

KushtrimGuraj

Interi pranë transferimit të radhës

Erzana Fazliu