Telenews

Sot mbahet Testi i Arritshmërisë

Mijëra nxënës të klasave të nënta sot do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë, një nga fazat më të rëndësishme në përfundim të arsimit të obligueshëm. Testi do të zhvillohet në të gjitha shkollat e Kosovës duke filluar nga ora 10:00.

Nxënësit do të testohen në nëntë lëndë bazë, përkatësisht: Gjuhë Shqipe, Gjuhë Angleze, Histori, Gjeografi, Matematikë, Informatikë, Fizikë, Kimi dhe Biologji.

Ky test shërben si bazë për orientimin arsimor të nxënësve në shkollat e mesme dhe është një kriter i rëndësishëm për drejtimin që ata do të ndjekin në të ardhmen.

Ministria e Arsimit ka theksuar rëndësinë e këtij procesi, duke bërë thirrje për përgatitje dhe zhvillim të qetë të testimit në të gjitha komunat.

Të ngajshme

Aksion kundër taksive ilegale, Inspektorati dhe Policia shqiptojnë gjoba dhe japin vërejtje –

KushtrimGuraj

I kërkuar për të vuajtur pesë vjet burgim, kush është Orhan Fetahu që u arrestua sot në Prizren? –

KushtrimGuraj

Fotografitë e Rugovës nuk janë larguar, ato vazhdojnë të jenë në Zyrën e Presidentes –

KushtrimGuraj