Telenews

“Kemi gjetur një blerës për TikTok”, Trump: Në dy javët e ardhshme do zbuloj më shumë detaje

A ka gjetur më në fund qeveria amerikane një rrugëdalje nga “gjemba” TikTok? Presidenti amerikan, Donald Trump i cili e shtyu mbylljen e aplikacionit me qëllim që “të gjente një grup të aftë për ta marrë nën kontrolli”, njoftoi se kishte gjetur një blerës për gjigantin e mediave sociale

“Kemi një blerës për TikTok”, tha sot Presidenti i SHBA-së, Donald Trump në një intervistë me kanalin Fox News.

“Është një grup njerëzish shumë të pasur”, tha ai.

Edhe pse nuk dha detaje të mëtejshme mbi këtë çështje, ai u premtoi shikuesve se do të zbulonin më shumë “brenda dy javësh”.

E ardhmja e faqes së rrjeteve sociale në Shtetet e Bashkuara ka qenë jashtëzakonisht e pasigurt, pasi një ligj i miratuar nga Kongresi kërcënoi TikTok me një ndalim të plotë nëse ByteDance, pronari i saj kinez, do të mbante kontrollin.

Aplikacioni u bllokua përkohësisht më 19 janar, datën e ultimatumit të parë. Që atëherë, qeveria amerikane e ka shtyrë vazhdimisht vendosjen e ndalimit të TikTok.

Të ngajshme

Përdor ChatGPT, por s’e pranon? Ja pse ndodh kjo –

KushtrimGuraj

Pa gomë rezervë në veturë? Ja çfarë duhet të bëni –

KushtrimGuraj

Nga 11 tetori, tregu i veturave në lokacionin e ri

Yllka Gashi