Telenews

Lufta e Putinit: Si ndryshoi bota për një muaj?

Një muaj më parë, presidenti rus, Vladimir Putin, në një fjalim televiziv njoftoi se ai po pushton Ukrainën dhe kërcënoi Perëndimin se çdo përpjekje për të intervenuar në konflikt, mund të shpie drejt përdorimit të armëve bërthamore, shkruanNBCNews, përcjell Periskopi.
Katër javë që atëherë, forcat ruse kanë filluar edhe sulmet ajrore, kanë rrethuar qytete dhe kanë detyruar miliona njerëz të largohen si pasojë e dhunës më të madhe që ka parë Evropa në dekada të tëra.
Konflikti ka ri formësuar hartën gjeopolitike, duke zgjeruar ndarjen ndërmjet Moskës dhe Perëndimit, njëjtë si Lufta e Ftohtë. Dhe tashmë ka rritur frikën për krizë globale ekonomike dhe ushqimore.
Pushtimi ishte parashikuar për muaj të tërë nga agjencitë e Inteligjencës perëndimore dhe nga analistët në rrjete sociale, por derisa efektet e këtij konflikti kanë dridhur botën, ndoshta surpriza më e madhe ka qenë kampanja e ushtrisë ruse e cila gjerësisht po cilësohet si e dështuar deri në këto momente.
Kjo është në kontrast me vendosmërinë mbrojtëse të Ukrainës, e përkrahur nga dhjetëra aleatë, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe e inspiruar nga figura prej lideri e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Lufta një-mujore ka vendosur sfidën më të madhe të politikës së jashtme deri më tani për presidentin amerikan, Joe Biden, i cili kishte shpresuar që të fokusohej në Kinë, por në vend të kësaj ai sot arriti në Evropë për të marr pjesë në Samitin e jashtëzakonshëm të NATO-s.
Biden është ngarkuar më detyrë që të bashkëpunoj me aleatët e Washingtonit kundër Kremlinit – por pa nxitur një konfrontim të drejtpërdrejt me armë bërthamore.

Armët e Perëndimit, shumica e të cilave kanë ardhur nga Washingtoni, kanë qenë jetike në ndihmë të Ukrainas për t’i bërë ballë avancimit rus.
Megjithatë, shumë ekspertë shprehen se një fitore për cilëndo palë është e vështirë dhe me kosto- duke rritur mundësinë që konflikti tani mund të rrëshqas në një fazë edhe më të dhunshme dhe më rraskapitëse.
Lufta ka kthyer fantazma që Evropa kishte shpresuar se i përkasin të kaluarës.
Tanket përsëri shihen në tokën e një demokracie sovrane; civilët janë ndarë nga të dashurit e tyre në stacionet e trenave teksa po largohen nga bombardimet; dhe një autokrat ka përdorur fantazinë historike për të justifikuar një grabitje brutale të tokës.
Numrat janë shumë goditës për një konflikt që është 30 ditë i vjetër.
Afër 10 milionë njerëz – afër 1 e katërta e popullsisë së Ukrainës, janë larguar nga shtëpitë e tyre, sipas Kombeve të Bashkuara, disa prej tyre kanë lëvizur brenda vendit ose janë refugjatë në vendet fqinje, si në Poloni dhe Moldavi.
Rusia nuk ka publikuar shifrat e përditësuara të humbjeve të saj, por një zyrtar i NATO-s tha për NBC se aleanca vlerëson se ndërmjet 7 mijë dhe 15 mijë ushtarë rusë janë vrarë gjatë katër javëve të luftimeve. Duke shtuar numrin e ushtarëve rusë të lënduar, të kapur ose të zhdukur, numri mund të shkoj deri në 30 mijë ose 40 mijë, tha zyrtari.
Ukraina është shkatërruar nga lufta. Qytetet veriore si Kharkiv janë të fundosura. Mariupol në jug është ende i rrethuar.
Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara kanë konfirmuar 2.500 civilë të vrarë ose të lënduar, por se theksojnë se numri total me shumë gjasë është shumë më i madh.
Shumë ekspertë në Perëndim pajtohen se një sulm i tillë i pamëshirshëm nuk ishte në planin fillestar të Rusisë, por një i tillë erdhi si pasojë e planifikimit dhe ekzekutimit të dobët nga ushtria e saj.
Pas aneksimit të Krimesë dhe mbështetjes së separatistëve në Ukrainën lindore më 2014, Putin dëshironte një fitore të shpejtë, sipas ekspertëve që analizonin lëvizjet ushtarake dhe deklarimet publike të Putin. Ata besojnë se Putin kishte për qëllim të pushtonte me shpejtësi qytetet e Ukrainës, të largonte qeverinë dhe të instalonte një qeveri pro-ruse.
Pas pesë ditëve, ishte e qartë që ajo nuk do të ndodhte, sipas ekspertëve.
Në vend të kësaj, Ukraina i shkaktoi humbje të mëdha ndaj forcave ruse të papërgatitura për luftime të ashpra dhe të gjata.
Si përgjigje ndaj vështirësive, Putin u drejtua ne drejtim të planit B, që ekspertët e vlerësojnë si të provuar dhe të testuar: bombardimin e civilëve.
“Brutaliteti i Rusisë më ka befasuar”, tha Hanna Shelest, drejtoreshë e Institutit ‘Ukrainian Prism’, e cila jeton në qytetin jugor të Odesas.
“Ky nuk është dëm anësor; ky është dëm i qëllimshëm”.
Kremlini i refuzon këto dhe thotë që kampanja është duke shkuar mirë. Por ai gjithashtu e mohon se është luftë, duke e quajtur si ‘operacion special ushtarak’ që ka për qëllim rrëzimin e qeverisë ukrainase ‘neo-naziste’ dhe shmangien e një ‘gjenocidi’ ndaj etnikëve rusë- të dyja të pavërteta.
Disa e shohin hyrjen e Moskës në bisedimet e paqes me Kievin si dëshmi që ajo po përpiqet të kërkojë një dalje nga dështimi i qëllimit të saj ushtarak.
Ndërkohë, lufta ka tronditur Perëndimin nga tortura në të cilën shumë njohës besojnë se ai kishte rënë. Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe aleatët e tjerë kanë goditur Moskën më një seri të sanksioneve dhe të bojkotimeve që kanë goditur ekonominë e saj dhe që kanë izoluar Kremlinin nga rendi global.
Zelensky është bërë si hero në Evropë dhe jo vetëm, duke transmetuar video ditore nga brenda Kievit, edhe pse kryeqyteti është nën sulme ajrore.
Për dalim nga ai, Putin është përgjigjur duke dyfishuar regjimin shtypës që ai e ka ndërtuar qe 23 vite.
Autoritetet e tij kanë mbyllur mediat e pavarura, kanë arrestuar protestues dhe kanë kërcënuar me burg deri në 15 vite çdo kë që përdor fjalën ‘luftë’. Kjo nuk e ka ndaluar valutën ruse nga shkatërrimi dhe njerëzit në panik për të blerë produkte ushqimore në markete, sipas videove të publikuara në rrjetet sociale dhe të verifikuara nga NBC.
Përcjellësit e etur të Putin janë alarmuar nga ajo që e shohin- një president i emocionuar dhe i nervozuar- krejtësisht ndryshe nga zyrtari i KGB-së që studiuesit ishin mësuar ta shohin. Ende, duke pasur superioritet në njerëz dhe në armë, lideri rus nuk po shfaq shenja të tërheqjes ose zvogëlimit të dhunës, besojnë shumë njohës.
“Ne po shohim që trupat ruse po përpiqen të rigrupohen dhe nuk ka ndonjë parandjenjë që Rusia mund të largohet. Retorika e tyre nuk ka ndryshuar- ajo është edhe më e ashpër se që ka qenë”.

Të ngajshme

Hovenieri me Kurtin: Me bashkëpunimin më të ngushtë, do të lobonim më shumë për Kosovën

Erzana Fazliu

Arrestohet ministri i Dodikut, ky e akuzon Prokurorinë se dëshiron ta destabilizojë Republika Srpskan

Erzana Fazliu

Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleancës

Donat Hashani