Telenews

Fermerët e Kosovës paralajmërojnë protestë më 2 korrik për çmimin e grurit

Fermerët nga gjithë Kosova janë thirrur të marrin pjesë në një protestë që do të mbahet më 2 korrik 2025, para objektit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Prishtinë.

Protesta organizohet si reagim ndaj vendimit të Ministrisë për të përcaktuar çmimin e blerjes së grurit në 17 cent për kilogram, çmim që është cilësuar nga fermerët si i padrejtë dhe i papërballueshëm në kushtet aktuale ekonomike dhe inflacioniste.

“Ftohen fermerët nga e gjithë Kosova që të na bashkohen në këtë protestë. Çmimi i caktuar nuk përkon me realitetin në terren, me koston e prodhimit dhe me sfidat që kalojnë fermerët”, thuhet në njoftimin e përfaqësuesit të fermerëve të Lipjanit.

Përfaqësuesit e sektorit bujqësor kanë paralajmëruar se në mungesë të reflektimit nga institucionet, mund të ndërmarrin hapa të tjerë për të mbrojtur interesat e tyre. Protesta do të mbahet të mërkurën duke filluar nga ora 10:00.

Të ngajshme

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi –

KushtrimGuraj

Opozita kërkon rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-në, VV-ja thotë se bashkëpunimi do të vazhdojë –

KushtrimGuraj

Begaj takon sot krerët e komuniteteve fetare, pas pesë ditësh protestash në Shqipëri –

KushtrimGuraj