Me afrimin e muajve të verës dhe nevojave të shtuara për pajisje shtëpiake funksionale, Al Trade Market ka lançuar një fushatë të re promocionale për klientët e saj në Fushë Kosovë.
Nga data 27 qershor deri më 06 korrik 2025, blerësit mund të përfitojnë nga çmime të reduktuara në sektorin e teknikës së bardhë. Fusha përfshin produkte të përditshme për shtëpi si: frigoriferë, lavatriçe, furrë elektrike, soba dhe shumë pajisje të tjera që lehtësojnë jetën në familje.
Kjo fushatë është pjesë e misionit të Al Trade Market për të ofruar zgjidhje praktike dhe ekonomike për secilën shtëpi, veçanërisht në periudhat kur shpenzimet janë më të ndjeshme.
Përfaqësues të marketit theksojnë se “fokusi është në familjen dhe nevojat e saj reale – duke e bërë teknologjinë më të qasshme dhe duke sjellë më shumë komoditet në çdo shtëpi.”
Al Trade Market vazhdon të përforcojë pozicionin e tij si një destinacion i besueshëm për blerje në Fushë Kosovë, duke kombinuar cilësinë me çmimet konkurruese./Telenews/

