Telenews

Organizim i lojërave të fatit – Arrestohet një person në lokalin e tij

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar, mashkull kosovar, nën dyshimin për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Sipas raportit policor, i dyshuari ishte kapur në flagrancë duke zhvilluar aktivitet të paligjshëm të bixhozit brenda një lokali në pronësi të tij.

Gjatë bastisjes, si prova materiale janë sekuestruar para të gatshme, tiketa basti, pajisje elektrike, një DVR (pajisje për incizim të kamerave) dhe një printer.

Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij pritet të ngritën procedurat e mëtejme ligjore.

Të ngajshme

Policia jep detaje për aksidentin fatal në Vranidoll, ku humbi jetën një person

Valjeta Turkaj

Ngjarjet e datës 18 mars

Rrezarta Ramaj

Këta janë 10 VIP-at më të pasur në botë për 2026

Blearta