Telenews

Kurti deklarohet pas gurthemelit për ndërtimin e dy urave që lidhin jugun me veriun e Mitrovicës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, theksoi se Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj bashkëpunimit dhe transparencës, duke vepruar gjithmonë në përputhje me planet zhvillimore dhe në të mirë të qytetarëve.

Ai u shpreh se institucionet janë të hapura për komunikim me çdo palë që ka paqartësi, ndërsa ritheksoi se ndërtimi i urave të reja mbi lumin Ibër është simbol i lidhjes dhe afrimit mes komuniteteve.

“Unë gjithmonë jam për ura bashkëpunimi dhe marr pjesë në takime. Gjithçka që bëjmë është në përputhje me planet tona dhe në të mirë të qytetarëve. Ata që kanë dilema, mund të na kontaktojnë lirisht. Ju e dini qëndrimin tonë – jemi për hapje dhe për ura lidhëse, përfshirë edhe urën kryesore mbi lumin Ibër. Aktualisht atje ka vetëm njësi të policisë, dhe natyrisht, edhe ajo urë do të hapet.”

Të ngajshme

Vdes punëtori 40-vjeç nga Drenasi, ra nga çatia ku po kryente punimet në Prizren

KushtrimGuraj

Angazhimi i Policisë për ta siguruar QKUK-në kushtoi 31,680 euro

KushtrimGuraj

Tjetër vdekje në vendin e punës në Kosovë, në Prizren ndalohen nga policia dy persona

Donat Hashani