Telenews

Nga nesër do të mbyllet një pjesë e rrugës Prishtinë – Mitrovicë

Ministria e Infrastrukturës, ka njoftuar se që nga nesër do të mbyllet një pjesë e rrugës Prishtinë – Mitrovicë.
Më saktësisht segmenti nga dalja e Vushtrrisë deri në fshatin Smrekovnicë Loti 3.
Në njoftimin e ministrisë thuhet se, për shkak të zhvillimit të këtyre punimeve do të shfrytëzohet rruga alternative.
“Ju njoftojmë se duke filluar nga nesër 25 mars 2022 (E premtë), do të bëhet mbyllja e në pjese të rrugës Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht segmeti nga dalja e Vushtrrisë deri në fshatin Smrekovnicë Loti 3, pasi që në këtë pjesë do të zhvillohen punimet e asfaltimit të kësaj rruge. Për shkak të zhvillimit të këtyre punimeve do të shfrytësohet rruga alternative. Punimet në këtë segment do të fillojnë nesër më 25 mars 2022, nga ora 7.00 e mengjesit dhe do të përfundojnë me 27 mars 2022 ( e dielë)”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

MPB organizon tryezë në Mitrovicën e Veriut, disa OJQ serbe e bojkotojnë

KushtrimGuraj

Miftaraj: VV-ja ‘luftë frontale’ ndaj Gjykatës Kushtetuese

KushtrimGuraj

“Balluku nuk akuzohet për korrupsion”, Rama i përgjigjet ambasadave të Britanisë dhe Gjermanisë

KushtrimGuraj