Telenews

Aksident tragjik në Ukrainë – rrotullohet autobusi, një i vdekur dhe 17 të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 7 korrikut në rajonin e Dnipropetrovsk në Ukrainë, ku një autobus pasagjerësh u përmbys, duke shkaktuar viktima dhe të lënduar.

Ngjarja u shënua rreth orës 5:00 të mëngjesit në rrethin e Petrykivit, ku sipas të dhënave zyrtare, autobusi “VAN HOOL” doli nga rruga dhe u përmbys.

Një pasagjer humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa 17 të tjerë u lënduan dhe janë dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor. Gjendja e disa prej të lënduarve raportohet si e rëndë.

Hetimet paraprake tregojnë se shoferi ka humbur kontrollin mbi mjetin, duke shkaktuar devijimin dhe përmbysjen e autobusit.

Policia ka hapur procedura penale sipas Pjesës 2 të Nenit 286 të Kodit Penal të Ukrainës, që parashikon ndëshkime për shkelje të rregullave të qarkullimit që çojnë në vdekje apo lëndime të rënda.

Hetimet janë ende në vazhdim, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar nëse ka pasur neglizhencë apo defekte teknike në mjet.

Të ngajshme

Gjendje e rënduar me zjarret, vetëm sot janë raportuar 57 raste

KushtrimGuraj

Përurohet Parku i 6-të në Turqi me emrin e Adem Jasharit

Donat Hashani

Vëllai i 27-vjeçarit: “Dora e shtetit na e ka vra”

Donat Hashani