Telenews

Policia jep detaje për vdekjen e të riut në Lipjan

  • I riu Agon Zejnullahu vdiq në orët e para të së hënës në Lipjan.

Detaje nga vdekja e tij dha zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas Borovcit, viktima pak para se të humbte jetën, dyshohej se ishte nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte automjete dhe kalimtarë në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan.

“Sot, rreth orës 00:15, Policia ka pranuar informacionin se një person, që dyshohej të ishte nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte automjete dhe kalimtarë në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan. Njësitë policore kanë reaguar menjëherë për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa në vendngjarje është thirrur edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili i ka ofruar ndihmën e parë personit në fjalë.  Përkundër përpjekjeve, është konstatuar se ai kishte ndërruar jetë”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante hetimore dhe Prokurori për Krime të Rënda.  Janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për ndriçimin e rastit, përfshirë sigurimin e provave materiale dhe intervistimin e dëshmitarëve. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetim penal lidhur me rastin, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha Borovci.

Aktualisht policia po vijon hetimet  për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të ngajshme

Përfundon aksioni në ARBK: Tri zyrtare dyshohen për ndryshim të kundërligjshëm pronësie mbi 50 mijë euro

Valjeta Turkaj

Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë pranë kufirit me Kosovën, banorët shqetësohen

Valjeta Turkaj

Dyshohet se nuk mori trajtimin e duhur, vdes 63-vjeçarja në Elbasan – nën hetim dy mjeke

Valjeta Turkaj