Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka tërhequr gjithë vëmendjen gjatë një eventi të veçantë të shtëpisë së njohur të modës Schiaparelli, të mbajtur në Paris.
Ajo u shfaq me një fustan të bardhë elegant, i cili u komentua si një ndër paraqitjet më të bukura dhe më të sofistikuara të ditës.
Në llogarinë e saj në Instagram, Dua ndau disa pamje nga kjo përvojë, duke shkruar: “Mëngjes në Paris me Schiaparelli. Një mëngjes i prekur nga magjia”.

Artistja gjithashtu shprehu mirënjohjen dhe admirimin për dizajnerin kreativ të markës, Daniel Roseberry.
“Urime @danielroseberry për një koleksion që ndihej sikur ishte nga një botë tjetër! Guximtar, i bukur dhe përtej imagjinatës! Faleminderit që më ftuat”.

Dua vlerësoi koleksionin si diçka të jashtëzakonshme, duke përshkruar atmosferën si magjike dhe ëndërrimtare, teksa vetë paraqitja e saj u konsiderua nga ndjekësit si një kombinim perfekt i stilit, hijeshisë dhe elegancës.
Ylli me origjinë nga Kosova duhet theksuar që në fillim të gushtit vjen në Prishtinë për të performuar në Sunny Hill Festival.