Telenews

Familja e Agon Zejnullahut thërret protestë

Të shtunën, më 12 korrik, në ora 11:00, para stacionit policor në Lipjan do të mbahet një protestë paqësore me moton “Drejtësi për Agonin”.

Kjo protestë do të jetë e organizuar nga familja dhe miqtë e 27 vjeçarit Agon Zejnullahu, i cili vdiq në rrethanat ende të paqarta në orët e para të 7 korrikut gjatë intervenimit të policisë për ta arrestuar atë.

Albani, vëllai i të ndjerit, ka bërë thirrje publike për pjesëmarrje në protestë, duke theksuar se kjo është një kërkesë qytetare për drejtësi dhe transparencë.

Sipas tij, institucionet kanë dështuar në detyrën më themelore, mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

“Le të jetë kjo hera e fundit që një qytetar humb jetën nga dështimi i atyre që duhet ta mbrojnë,” thuhet në njoftimin e familjes.

Protesta është paralajmëruar të jetë paqësore dhe jopolitike, me një kërkesë të qartë: zbardhjen e plotë të rastit dhe vendosjen e përgjegjësisë.

Lidhur me ngjarjen tragjike pesë zyrtarë policorë dje dolën para gjykatës të cilët u dërguan në paraburgim për një muaj.

 

Të ngajshme

Lejoi qytetarin të kalonte me fishek, arrestohet zyrtari i Aeroportit të Prishtinës

Valjeta Turkaj

Përfundon ekzaminimi: Naim Murseli nuk ka çrregullim apo sëmundje mendore

Valjeta Turkaj

Vdes një burrë në vendin e punës, rasti po hetohet

Valjeta Turkaj