Telenews

Lista Serbe bojkoton institucionet e Kosovës

Deputetët e Listës Serbe, ministri për Kthim dhe Komunitete si edhe kryetarët e komunave me shumicë serbe kanë bërë të ditur se do t’i ngrijnë pozitat e tyre, deri sa të shfuqizohet vendimi për suspendimin e gjykatëses serbe, Liljana Stevanoviq, e cila mori pjesë në takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Këtë e ka bërë të ditur ministri për Kthim dhe Komunitete, Goran Rakiq, gjatë protestës në veri të Mitrovicës, ku tha se përveç njerëzve nëpër institucione, pozitat e tyre do t’i ngrijnë të gjithë gjyqtarët dhe punëtorët e gjykatave .
“Edhe ne, përfaqësuesit e serbëve do ta suspendojmë vetën nëpër institucione, deri sa gjyqtarja të kthehet në punë”, është shprehur Rakiq, njofton Klankosova.tv.
Tutje, ai tha se protesta ishte e qetë, por njerëzit janë të frikësuar për fëmijët dhe jetën e tyre.

Të ngajshme

Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandidatëve për deputetë, Prishtina nesër

KushtrimGuraj

‘Mos lësho pe e as çeshmën’ – Pas rrymës, nga 1 janari do të shtrenjtohet edhe uji

KushtrimGuraj

Bashkëpuntori i afërt i Hashim Thaçit: Vullneti i qytetarëve po dhunohet, PDK-ja të reformohet nga Skenderaj

Donat Hashani