Telenews

Zemra e vogël që lufton për jetë: Thirrje urgjente për të shpëtuar Meara Vokrrin

Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ka ardhur në jetë një engjëll i vogël me emrin Meara Vokrri. Por për fat të keq, bashkë me lindjen, ajo ka hyrë në një betejë të menjëhershme për mbijetesë. Meara është diagnostikuar me një sëmundje të lindur të zemrës – një gjendje kritike që i kërcënon jetën që në orët e para të ekzistencës së saj.

Aktualisht, ajo ndodhet në kujdes intensiv, e intubuar dhe në inkubator. Mjekët kanë vlerësuar se vetëm një ndërhyrje e menjëhershme kirurgjikale jashtë vendit mund t’i japë shpresë jetës së saj. Ajo ka nevojë për tre operacione të njëpasnjëshme në zemër, të cilat kërkojnë trajtim të specializuar në një qendër të avancuar kardiokirurgjike në Stamboll, Turqi.

Kostoja e shpëtimit: 60.000 euro

Familja e saj përballet me një sfidë të pamundur për ta vetë: shpenzimet për transportin dhe operacionet janë të papërballueshme pa ndihmën e qytetarëve, organizatave humanitare dhe institucioneve të vendit.

  • 45,000 euro nevojiten për trajtimin në spitalin universitar në Turqi

  • 15,000 euro për transportin me aeroplan-ambulancë, për ta transferuar urgjentisht nga Kosova në Turqi

Të dhënat për ndihmë:

📞 Kontakt prindërit:

  • 043 736 448 – Rinor Vokrri

  • 044 842 036

🏦 Llogari për donacione:
BPB Bank
Emri: Meara Vokrri
Nr. i llogarisë: 1300090003800398

Të ngajshme

Reagimet e Ambasadave për “Listën Serbe”, zv.ministrja e Qeverisë Kurti: Secili shtet merr vendimet e veta

KushtrimGuraj

Burri i Haxhiut e akuzoi se i “përdori” lotët e nënës, Haradinaj: Propagandë me shkatërru gjithçka në kujtesë

KushtrimGuraj

Zbulohet municion luftarak në Gjirokastër, dyshohet se i përkasin një vrasësi me pagesë

KushtrimGuraj