Telenews

Tragjedi në Itali: Një i ri hapi një gropë në plazh, rëra i ra sipër dhe e mbyti

Një tragjedi ndodhi në plazhin pnë qytetin italian Montalto di Castro, kur një djalë 17-vjeçar vdiq. Sipas informacioneve të mediave atje, djali nga Roma po hapte një gropë rreth një metër e gjysmë të thellë me vëllezërit e tij më të vegjël. Pasi vëllezërit u larguan, ai mbeti vetëm në gropë. Në një moment, rëra u shemb mbi të dhe e mbuloi plotësisht.

Babai ishte nën një çadër, jo shumë larg fëmijëve, në kohën e aksidentit. Kur vuri re se djali i tij mungonte, filloi ta kërkonte. Të rinjtë treguan me gisht vendin ku vëllai i tyre ishte parë për herë të fundit dhe pushuesit e tjerë filluan menjëherë të gërmonin në rërë. Fatkeqësisht, gjithçka ishte e kotë, transmeton në shqip gazeta online Reporteri.net.

Shërbimet e emergjencës mbërritën shpejt, por nuk pati asnjë shpëtim.

Sipas informacionit zyrtar të policisë, zjarrfikësit, policia dhe karabinierët mbërritën shpejt në vendin e aksidentit, si dhe u thirr edhe helikopteri i ambulancës dhe shpëtimit. Mjekët mundën vetëm të konstatonin vdekjen e të riut. Nuk dihet nëse kishte ndonjë roje bregdetare në kohën e aksidentit në atë plazh, i cili nuk është i organizuar dhe nuk ka mbikëqyrje zyrtare.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 12 korrik

Erzana Fazliu

Ndotja e ajrit rrit rrezikun e tumoreve jo kancerogjene të trurit, zbulon studimi

Erzana Fazliu

Shtabet e Forcave të Kosovës dhe Shqipërisë takohen për të hartuar plan bashkëpunimi për periudhën 2025 -2028

KushtrimGuraj