Telenews

Nuk e pagoi gjobën prej 700 euro – Arrestohet në Merdare 25 vjeçari dhe dërgohet direkt në burg

theret-nje-person-ne-qender-te-prishtines,-policia-arreston-te-dyshuarin

Në orët e para të mëngjesit, një person që po tentonte të kalonte kufirin në pikën kufitare Merdare është arrestuar pasi rezultoi me urdhërarrest aktiv.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Gjykatës bëjnë me dije se bëhet fjalë për Gentrit Ibrahimi (2000), ndaj të cilit Gjykata Themelore e Prishtinës kishte lëshuar urdhëresë për vuajtje të dënimit, pasi nuk kishte paguar gjobën prej 700 euro, të shqiptuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Për shkak të mosshlyerjes së dënimit me gjobë, gjykata e kishte shndërruar gjobën në burgim prej 35 ditësh. Pas ndalimit, i dyshuari është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, për të vuajtur dënimin.

Të ngajshme

Një i lënduar nga aksidenti mes traktorit e veturës në Kçiq

Valjeta Turkaj

Tentim vrasje në Shtime, plagoset një 38 vjeçar – kërkoi ndihmë në oborrin e një shtëpie

Valjeta Turkaj

Anita për Ramushin: Ma sjell mëngjesin në shtrat, është shumë romantik

Valjeta Turkaj