Telenews

Komandanti i KFOR-it e informon zyrtarin e lartë amerikan për sigurinë në Kosovë dhe rajon

Misioni ushtarak i NATO-s në Kosovë, ka njoftuar se komandanti i tyre Enrico Barduani, e ka pritur në takim zyrtarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Brendan Hanrahan.

Ky i fundit në këtë takim u shoqërua nga e Ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati.

Në njofitmin e KFOR-it, thuhet se Barduani i dha Hanrahanit një përditësim për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

“Gjeneralmajor Barduani dha një përditësim për situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon dhe për përpjekjet e KFOR-it. Ai nënvizoi angazhimin e qëndrueshëm të KFOR-it për të kontribuar në sigurinë e qëndrueshme anembanë Kosovës. Ai përshëndeti gjithashtu kontributin e gjatë dhe të vazhdueshëm të SHBA në përpjekjet e KFOR-it dhe stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftim

Të ngajshme

“Do të vij të të vras ty…”, kërcënohet sërish presidentja Vjosa Osmani

Donat Hashani

Kaq të arrestuar pas aksionit të Krimeve Ekonomike në Agjencinë Kadastrale dhe atë të Arkivave

Donat Hashani

E rëndë në Francë: 6-vjeçari luan me foshnjen si një kukull, i shkakton vdekjen

Valjeta Turkaj