Telenews

Rohde paralajmëron për moskonstituimin e Kuvendit: Kosova mund ta humbasë relevancën

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka theksuar se përgjegjësia për zgjidhjen e ngërçit institucional është e plotë dhe vetëm në duar të politikanëve, dhe jo të Gjykatës Kushtetuese.

Rohde ka shprehur shqetësim për bllokimin e vazhdueshëm të proceseve politike dhe ndikimin negativ që kjo ka mbi imazhin dhe reputacionin ndërkombëtar të Kosovës.

Ai paralajmëroi se, nëse situata nuk zgjidhet shpejt, Kosova mund të humbasë rëndësinë e saj në arenën ndërkombëtare.

“Nuk jam në pozicion të vlerësoj vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Kushtetuesja ka qenë e qartë se përgjegjësia për zgjidhjen e situatës i takon politikanëve. Duket se në politikë po presin që ‘referi i madh’ të ndërhyjë, por Kushtetuesja nuk mund të bëjë punën e politikanëve. Zgjidhja duhet të vijë sa më parë,” – ka thënë ai në një intervistë në Dukagjini.

Ambasadori shtoi se edhe ambasadori francez ka bërë thirrje për një kompromis për të tejkaluar ngërçin politik.

“Nëse nuk ndodh asgjë, Kosova po humbet anijen e saj, pasi relevanca e vendit do të dobësohet. Pa një qeveri funksionale dhe vendimmarrëse, si mund të kesh rëndësi në skenën ndërkombëtare? Situata është shqetësuese. Shpresojmë që së shpejti të dëgjojmë lajme pozitive, jo si deri më tani.”, tha ai.

Të ngajshme

Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

Rrezarta Ramaj

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj