Telenews

Uran Ismaili zyrtarizon kandidaturën për kryetar të Prishtinës

Uran Ismaili ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Prishtinës, këtë herë në një formë krejt unike, duke publikuar një video në rrjetet e tij sociale.

Ai ka ndarë arsyet e tij për rikandidimin, duke theksuar se këtë herë është i bindur se Prishtina meriton më shumë dhe më mirë.

“Kur po më pyesin pse po kandidoj prapë, përgjegja ime është e thjeshtë: Është qyteti im. Këtu jam rritë. Këtu jetoj. Këtu është e ardhmja jonë. Na takon neve, qytetarëve të Prishtinës, të bëhemi bashkë për të,” tha Ismaili, duke drejtuar mesazhin e tij për qytetarët.

Ai theksoi se nuk mund të presin që të tjerët të bëjnë eksperimente që po e bllokojnë jetën në qytet. “Nuk mundemi me pritë deri sa të tjerët bëjnë eksperimente që e bllokojnë jetën në qytet,” shtoi ai.

Të ngajshme

Ngjarjet ditore

Erzana Fazliu

Shefi i EULEX: Sulmet e Qeverisë ndaj gjyqësorit janë të papranueshme dhe të patolerueshme

KushtrimGuraj

Çlodhja e Kurtit në ishullin grek, Haradinaj: Dhoma më e lirë 605 euro

KushtrimGuraj