Telenews

Vdekje e dyshimtë raportohet në Dragash – Gruaja nga Borja e Shqipërisë dërgohet pa shenja jete në QKMF

Një rast i vdekjes së dyshimtë është duke u hetuar nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi një grua është sjellë pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash.

Gazeta Sinjali mëson se rasti është raportuar mëngjesin e sotëm, më 17 korrik 2025, rreth orës 05:00, kur stafi mjekësor i QKMF-së ka pranuar një grua rreth 40-vjeçare, e identifikuar si Esmera Boza, rreth 41-vjeçare nga fshati Borje, Republika e Shqipërisë, e cila ishte sjellë në qendër pa shenja jete.

Viktima është transportuar në qendër nga bashkëshorti dhe familjarët e saj. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat e Stacionit Policor në Dragash, hetuesia dhe njësia e forenzikës.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Krimeve të Rënda, i cili ka urdhëruar që në vendngjarje të dalë Hetuesia Rajonale, ndërsa rasti është klasifikuar si “Hetim i vdekjes”.

Për rrethanat dhe shkakun e saktë të vdekjes pritet të ketë raport mjeko-ligjor dhe raporte shtesë në vijim.

Të ngajshme

Ngjarjet ditore

Erzana Fazliu

Shefi i EULEX: Sulmet e Qeverisë ndaj gjyqësorit janë të papranueshme dhe të patolerueshme

KushtrimGuraj

Çlodhja e Kurtit në ishullin grek, Haradinaj: Dhoma më e lirë 605 euro

KushtrimGuraj