Telenews

Pronari i TikTok zhvillon syze të veta për realitet të përzier

pronari-i-tiktok-zhvillon-syze-te-veta-per-realitet-te-perzier

ByteDance, kompania që ka në pronësi TikTok-un, është më e fundit që po shqyrton hyrjen në tregun e syzeve inteligjente.

Sipas raportimeve më të fundit, ByteDance po punon aktivisht në zhvillimin e syzeve të veta për realitet të përzier (mixed reality), të cilat mund të konkurojnë me produktet AR/VR të kompanisë Meta.

Zhvillimi i këtyre syzeve po realizohet përmes kompanisë startup të ByteDance-it, Pico, e njohur tashmë për pajisjen VR Pico 4.

Pajisja e re pritet të jetë kompakte dhe e lehtë, me dizajn të ngjashëm me syzet e zakonshme, çka tregon se ByteDance synon të ofrojë një përvojë më të rehatshme dhe të përditshme në fushën e AR/VR.

Nëse këto plane konkretizohen, ByteDance do të hynte drejtpërdrejt në garë teknologjike me pajisje të njohura si Meta Quest, Snap Spectacles, dhe Apple Vision Pro, duke treguar ambicien e saj për t’u bërë një lojtar serioz në sektorin e realitetit të shtuar dhe virtual.

Të ngajshme

“Ndaloni chat gpt”, postimi i 2012 habit rrjetin – sikur dikush ‘parashikoi’ të ardhmen

Yllka Gashi

Fluturime pa karburant në të ardhmen? Avioni më i madh elektrik në botë shpenzon vetëm 5 dollarë energji për 27 minuta

Yllka Gashi

YouTube tani do të numërojë një shikim sapo të fillojë të luhet një video

Yllka Gashi