Telenews

Vala e të nxehtit afrikan përfshin Kosovën temperaturat sot arrijnë deri në 38°C

parashikimi-i-motit-per-te-enjten

k00000000000000000000000000000000000000000osova këtë javë do të përballet me një valë të të nxehtit të skajshëm, si pasojë e masave ajrore të ardhura nga Afrika Veriore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nga data 21 deri më 25 korrik, vendi do të mbizotërohet nga temperatura shumë të larta, të shoqëruara me përmbajtje të ulët lagështie dhe pa reshje të shiut.

Sot sipas IHMK-së moti do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të sillen nga 13 – 16°C kurse ato maksimale nga 33 – 38°C.

Era do të jetë e lehtë nga drejtime të ndryshme.

IHMK paralajmëron për rreziqe të shtuara ndaj shëndetit publik, sidomos për grupet më të ndjeshme si fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

“Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj rekomandohet të shmangen rrezet direkte të diellit nga ora 9:00 deri në 17:00”, thekson IHMK

Të ngajshme

Humb jetën turisti te Shkëmbi i Kavajës

KushtrimGuraj

“Speciale më e veçantë se specialet e tjera”: Qysh ua ktheu shpinën Kurti, servilëve të tij në RTK

KushtrimGuraj

Gazetari Balla poston foto duke e puthur vajzën në buzë, nxit reagime

Donat Hashani