Me pikëllim të thellë është bërë e ditur se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë Ryve Zeneli – Berisha, nëna e ish-deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës Hysen Berisha.
Sipas njoftimit të deputetit Berisha, ajo u nda nga jeta pas një gjendje të rënduar shëndetësore, duke përmbyllur një jetë të përkushtuar dhe të ndershme.
Familjarët, miqtë dhe dashamirët janë njoftuar se ceremonia e varrimit do të mbahet më 23 korrik 2025, në ora 14:00, në varrezat e fshatit Rashkoc.
“I përjetshëm qoftë kujtimi yt, Nanë”, thuhet në njoftimin mortor të ish deputetit Berisha.
Ngushëllime të sinqerta familjes Zeneli – Berisha në këtë moment të dhimbshëm.