Telenews

Pica me ananas kushton 100 euro – videoja nga një restorant në Maltë bëhet virale

pica-me-ananas-kushton-100-euro-–-videoja-nga-nje-restorant-ne-malte-behet-virale

Pica me ananas kushton 100 euro – videoja nga një restorant në Maltë bëhet virale

Një turiste mbeti e shtangur pasi vuri re çmimin marramendës të një pjate të diskutueshme në një piceri në Maltë.

Valentina Trujillo Olivares, nga Kili, vuri re “çmimin e tepruar” pasi ndaloi te Sotto Prosciutteria për një vakt gjatë një udhëtimi të kohëve të fundit në Gżira, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Stilistja dhe studentja 27-vjeçare dokumentoi përvojën e saj në një video të ndarë në mediat sociale më 10 korrik, në të cilën ajo filmoi veten duke shfletuar menunë e restorantit.

Aty shihen çmimet e disa picave më të lira – me një çmim të arsyeshëm prej 9.45 €, ndërsa Semplice dhe Tirolese kushtonin secila 14.70 €.

Respuesta a @deividps abro debate por la pizza hawaiana 🤣 #pizzahawaiana ♬ sonido original – Vale Trujillo

Por çmimi i një pice Havaiane – e cila përmban proshutë dhe ananas – e la pushuesen e shtangur pasi vuri re se ishte e listuar me një çmim marramendës prej 100 €.

Ajo tha në pamjet filmike: “Jam në një restorant italian dhe shikoni sa kushton pica Havaiane – 100 euro!”.

Valentina shpjegoi se me kuriozitet e kishte pyetur një kameriere nëse opsioni ishte në të vërtetë i disponueshëm, por pretendoi se nuk e porositi për shkak të ‘fytyrës’ që bëri anëtari i stafit, dhe në vend të kësaj porositi specialitetin e rekomanduar të shtëpisë, Calzone.

Të ngajshme

OBSh-ja paralajmëron për përhapjen e virusit chikungunya

Valjeta Turkaj

Çfarë të bëni nëse zgjoheni natën dhe nuk mund të flini përsëri: riktheni qetësinë e gjumit pa stres

Valjeta Turkaj

Si të mos kthehet banesa në saunë kur jashtë është +30: Zgjidhja me dritaret për ata që nuk kanë klimë

KushtrimGuraj