Telenews

A ka hatërmbetje me Amerikën? – Ja çka i tha Thaçi, Kelmendit

Autori dhe prezantuesi i emisionit “Rubikon”, Adriatik Kelmendi, ka ndarë disa detaje interesante rreth intervistës ekskluzive me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, e cila pritet të transmetohet së shpejti.

Në emisionin “Kosova Today”, Kelmendi theksoi se kjo intervistë do të jetë një prej më të veçantave, duke theksuar hapjen dhe qasjen e sinqertë të Thaçit.

 “Stoicizmi i tij i përhershëm, moslëkundja e tij përballë çdo sfide. Ka qëndruar përgjatë gjithë luftës, ka marrë pjesë në bisedimet kryesore për lirinë e Kosovës, ka pasur sfida, ka kaluar nëpër sulme politike dhe nuk është thyer. Edhe kësaj radhe e kam parë njëjtë. Thotë “mirë, nuk do të më mund askush në fuqinë time mendore, dhe jetën natyrisht mund të ma merr vetëm ai që ma ka dhënë”. Ka një forcë të brendshme që besoj se i ndihmon edhe të tjerët që mos ta përjetojnë me emocione pikëlluese vendndodhjen e tij. Optimist se gjithçka do të përfundojë si duhet”.

Tutje, Kelmendi zbuloi edhe përgjigjen e Thaçit kur e ka pyetur nëse ka hatërmbetje në Amerikë.

“Nuk ka hezituar të flasë hapur. Detajet do t’i zbulojmë me kohë. E kam pyetur edhe se a ka hatërmbetje edhe në Amerikë. Dhe ai “jo” thotë, do ta shohim se si e thotë këtë. Tregohet se kur e ka bërë edhe përkrahjen e Gjykatës Speciale, natyrisht se e ka menduar fatin e Kosovës dhe nuk është dashur ta mendojë fatin personal”, deklaroi gazetari.

 

Të ngajshme

Haradinaj: Kthimi i ligjit për Dhomat e Specializuara do të ishte ofendim, lojë e ndytë ndaj Kosovës

Rrezarta Ramaj

Për mbi një vit u prezantua rrejshëm si zyrtar i AKI-së, i dyshuari kapet në Prishtinë

Rrezarta Ramaj

BE-ja reagon për deklaratat e Daçiçit: Liderët serbë të shmangin retorikën nxitëse

Rrezarta Ramaj