Telenews

Raportohet se disa të rinj nga Suhareka kanë përdhosur flamurin kombëtar

Portali Indeksonline ka publikuar disa pamje ku shihet një i ri duke e shqyer flamurin kombëtar.

Pas kësaj, një veturë shkel flamurin, teksa në prapavijë dëgjohen thirrje nga më të ndryshmet.

Nga pamjet dëgjohet që dikush në gjuhën shqipe i kërkon ta ndalojë atë veprim, kurse të tjerë e motivojnë.

Sipas këtij portali, thuhet se personat në fjalë janë nga Suhareka.

Ky incident nuk dihet se kur dhe ku ka ndodhur saktësisht.

Telenews.al nuk ka mundur të verifikojë vërtetësinë e kësaj videoje deri në momentin e publikimit, por do të tentojë të marrë informacione zyrtare për këtë rast.

Të ngajshme

Haradinaj: Kthimi i ligjit për Dhomat e Specializuara do të ishte ofendim, lojë e ndytë ndaj Kosovës

Rrezarta Ramaj

Për mbi një vit u prezantua rrejshëm si zyrtar i AKI-së, i dyshuari kapet në Prishtinë

Rrezarta Ramaj

BE-ja reagon për deklaratat e Daçiçit: Liderët serbë të shmangin retorikën nxitëse

Rrezarta Ramaj