Telenews

PRESIDENTJA OSMANI MERR PJESË NË FORUMIN E DOHAS NË KATAR

Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka publikuar një fotografi nga hapja e ceremonisë, teksa ka thënë se është e lumtur që po merr pjesë në Forumin e Dohas.
Sipas saj, në këtë kohë sfiduese për botën, dialogu, diplomacia dhe diversiteti janë më të rëndësishme se kurrë.
“E lumtur të marr pjesë në Ceremoninë Hapëse të edicionit të 20-të të Forumit të Dohas. Në këtë kohë sfiduese për botën, dialogu, diplomacia dhe diversiteti janë më të rëndësishme se kurrë. Pres me padurim të takohem me liderët e tjerë dhe të marr pjesë në diskutimet gjatë forumit”, ka shkruar ajo.

Të ngajshme

57 të vrarë në operacionin amerikan në Venezuelë, sipas raportimeve vendase

KushtrimGuraj

21.6% e familjeve në Kosovë s’e përballojnë mbajtjen e shtëpisë të ngrohtë

KushtrimGuraj

Peci tregon se sa ministri do ti ketë ”Guxo” në Qeverinë e re – Kurti 3 (VIDEO)

Donat Hashani