Telenews

Dyshohet për dokumente të falsifikuara, ndalohet një grua turke në Aeroportin “Adem Jashari”

Një shtetase turke, e cila po udhëtonte së bashku me fëmiun e saj nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, është ndaluar nga autoritetet pasi ka prezantuar dokumente të dyshuara si të falsifikuara, transmeton Telenews.al.

Sipas Policisë së Kosovës, e dyshuara ka paraqitur pasaporta turke me viza që dyshohet të jenë të falsifikuara. Ngjarja është raportuar rreth orës 14:10 gjatë procedurave të kontrollit të udhëtimit.

Me urdhër të prokurorit kompetent, dokumentet janë konfiskuar ndërsa rasti do të ndiqet në procedurë të rregullt.

Të ngajshme

Jakup Krasniqi nuk pranon më kujdes mjekësor në Hagë: Më është mohuar çdo e drejtë njerëzore tash e gjashtë vjet –

KushtrimGuraj

Jashari takon gjeneralin amerikan, diskutojnë partneritetin FSK–Garda e Ajovës –

KushtrimGuraj

Mbi 374 mijë fëmijë përfituan shtesa në shtator, u paguan mbi 13.5 milionë euro –

KushtrimGuraj