Telenews

Aksident me fatalitet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, humb jetën një këmbësor

aksidenti-mes-kamioneve-ne-komoran,-vdes-njeri-nga-shoferet

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën magjistrale Prishtinë – Mitrovicë, saktësisht në fshatin Llazarevë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka konfirmuar se rasti është raportuar rreth orës 18:30 dhe si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person, rreth 53-vjeçar.

“Mbështetur në informacionet fillestare, në aksident kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një automjet dhe si pasojë, këmbësori, mashkull, rreth 53 vjeç, ka humbur jetën”, tha Borovci.

Ai bëri të ditur se njësia rajonale e trafikut rrugor, së bashku me të gjithë mekanizmat relevantë, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që çuan deri te aksidenti.

Të ngajshme

Bajrami: Kurti s’dëshiron të jetë kryeministër, por të sundojë

Rrezarta Ramaj

Nesër seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

Rrezarta Ramaj

Zgjerimi i “X Company” me objekt të ri banesor në Bresje Fushë Kosovë

Valjeta Turkaj