Telenews

RTK pa buxhet – Sindikata paralajmëron protesta dhe bojkotim të ngjarjeve politike

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së (SPERTK) ka reaguar ashpër ndaj mosalokimit të buxhetit për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2025, duke e cilësuar këtë situatë si rrezik real për kolapsin e transmetuesit publik.

Sipas SPERTK, edhe më 29 korrik 2025, RTK-së ende nuk i është ndarë buxheti i nevojshëm për funksionim, pavarësisht thirrjeve të përsëritura drejtuar institucioneve përgjegjëse. Sipas sindikatës, heshtja dhe neglizhenca kanë lënë punëtorët pa siguri dhe RTK-në në një gjendje të rënduar.

Protesta e parë është paralajmëruar të mbahet më 6 gusht 2025 dhe do të shënojë fillimin e një serie veprimesh sindikale për të mbrojtur transmetuesin publik dhe të ardhmen e punëtorëve të tij. Gjatë protestës do të bëhen publike edhe pikat konkrete të planit të veprimit.

Ndërkohë, SPERTK ka paralajmëruar gjithashtu se do të nisë bojkotimin e mbulimit të ngjarjeve politike, për aq kohë sa RTK mbetet pa mjete për funksionim dhe pa përkrahje nga institucionet shtetërore.

Të ngajshme

Ramiz Lladrovi formon subjektin e ri politik – PDKRLI

Donat Hashani

Hajdari i bën thirrje Lladrovcit për unifikim e përbashkim brenda PDK-së

Erzana Fazliu

Shuhet zjarri afër “Rrethit të Ismetit”

Erzana Fazliu