Telenews

Milosh Pleskoviq dënohet me 15 vjet burg për krime lufte

Në Gjykatën Themelore në Prishtine të enjten e 31 korrikut në orën 10:30 u shpall aktgjykimi ndaj Milosh Pleskoviqit, të akuzuarit për krime të luftës në Prizren.

Gjykata themelore në Prishtinë, departamenti special, “në seancë të hapur dhe publike, shpalli aktgjykim ku i akuzuari shpallet fajtor për veprën kriminale krime lufte kundër popullatës civile për shkak që në cilësinë e pjesëtarit të forcave serbe ka marrë pjesë në vrasjen e tre qytetarëve, prandaj të njëjtit i shqiptohet dënim prej 15 vjetësh ”, u shpreh gjyqtari Rrahman Beqiri.

Pleskoviq u akuzua se gjatë vitit 1998-‘99 në Prizren në bashkëkryerje me një grup serbësh të armatosur kishin vrarë tre civilë shqiptarë dhe plagosur disa të tjerë.

Fatmir Bojaxhiu, Binak e Reshat Daci, janë viktimat e vrara nga Pleskoviq, më 1 shtator 1998.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale e ngritur më 7 qershor 2024, thuhet se Millosh Pleskoviq gjatë vitit 1998-’99 në Prizren, në bashkëkryerje me person tjerë, ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare kundër personave civilë, duke kryer vrasjen e viktimave

Të ngajshme

Paqartësi dhe heshtje: Bizneset kanë rrymë por s’dinë kush ua sjell, ZRRE-ja s’flet

KushtrimGuraj

Përditësohen të dhënat, kaq po presin mërgimtarët për të hyrë e dalë nga Kosova

KushtrimGuraj

E rëndë: Vdes motoçiklisti pas aksidentit tek salla “1 Tetori” në Prishtinë

Donat Hashani