Telenews

Portieri i Bayern Munich jep lajmin e hidhur, i vdes djali pas një sëmundje të rëndë

Portieri i Bayern Munich, Sven Ulreich, ka ndarë një lajm të dhimbshëm në rrjetet sociale, duke njoftuar për humbjen e djalit të tij të vogël pas një sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë.

Ulreich tregoi se ngjarja ka ndodhur para disa javësh, por ai dhe bashkëshortja e tij vendosën ta bëjnë publike tani për të sjellë qartësi si për rrethin e tyre të ngushtë, ashtu edhe për opinionin publik.

Në reagimin e tij, portieri gjerman shprehu mirënjohje për klubin bavarez dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur në këtë periudhë të vështirë, duke respektuar privatësinë e familjes.

Reagimi i plotë i Ulreich në Instagram:

Në pikëllim të thellë duam të njoftojmë sot se djali ynë Len ka ndërruar jetë para disa javësh pas një sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë.

Vendimi për ta bërë këtë publik tani është jashtëzakonisht i vështirë për ne, por për ne si familje është një hap i rëndësishëm për të sjellë qartësi në rrethin tonë dhe edhe për publikun.

Së bashku me vajzën tonë, po përpiqemi tani të gjejmë rrugën tonë përsëri drejt jetës, hap pas hapi.

Një falënderim i veçantë shkon për familjet tona, miqtë dhe Bayern Munchen për diskrecionin dhe mbështetjen e madhe gjatë muajve të kaluar, kjo do të thotë shumë për ne.

Të ngajshme

Loredana nuk do të performojë në Sunny Hill Festival, ja arsyeja

Erzana Fazliu

Abdixhiku: Dua Lipa mbrëmë ndriçoi zemrat e mijëra të rinjve, kjo është Kosova që duam e ëndërrojmë

Erzana Fazliu

Murati: Qarkullimi i bizneseve për 6 muajt e parë të 2025-tës ka shënuar rekord prej 10.7 miliardë eurove

Erzana Fazliu