Telenews

Vdes 58-vjeçari që u rrëzua nga kulmi ku punonte në Vushtrri

Policia ka njoftuar se ka ndërruar jetë punëtori që kishte rënë nga kulmi e një shtëpie gjatë punës në Vushtrri.

I njëjti ishte duke u trajtuar në QKUK, dhe se sot ka ndërruar jetë.

“Me datë 19.07.2025, policia në Vushtrri është njoftuar se një person derisa kishte qenë duke punuar tek familjarët e tij në një fshat të Vushtrrisë, kishte rënë nga kulmi dhe ishte dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Emergjencës në Vushtrri dhe më pas është transportuar për tretman mjekësor në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Prishtinës. Që nga ajo datë, deri sot me datë 01.08.2025, ka qenë duke marrë tretman mjekësor ndërsa sot është pranuar njoftimi se viktima mashkull i moshës 58 vjeçare, shtetas i Republikës së Kosovës, ka humbur jetën”, njoftoi policia.

Tutje thuhet se me urdhër të prokuronit, rasti është iniciuar ,,Vdekje e dyshimtë” ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë ligjore për obduksion

Të ngajshme

Loredana nuk do të performojë në Sunny Hill Festival, ja arsyeja

Erzana Fazliu

Abdixhiku: Dua Lipa mbrëmë ndriçoi zemrat e mijëra të rinjve, kjo është Kosova që duam e ëndërrojmë

Erzana Fazliu

Murati: Qarkullimi i bizneseve për 6 muajt e parë të 2025-tës ka shënuar rekord prej 10.7 miliardë eurove

Erzana Fazliu