Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në fshatin Zlipotok të Dragashit, ku një deputet aktual i Kuvendit të Kosovës, bashkë me bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur, janë sulmuar fizikisht dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Burime të Sinjalit bëjnë me dije se më 1 gusht 2025, rreth orës 18:10, Adem Hoxha, rreth 57-vjeçar, bashkëshortja e tij N.H., rreth 50-vjeçare dhe vajza e tyre e mitur, rreth 14-vjeçare janë përfshirë në një përleshje fizike me të dyshuarin S.K, rreth 61-vjeçar.
Ngjarja është raportuar fillimisht nga QKMF-ja e Dragashit, ku viktimat janë paraqitur për ndihmë mjekësore. Pas trajtimit fillestar, ata janë dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku sipas raportit të mjekëve, lëndimet janë klasifikuar si të lehta trupore.