Telenews

Zjarr i madh në disa lokale përgjatë magjistrales Kaçanik–Ferizaj, dëmet kapin vlerën e 20 mijë eurove

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot rreth orës 18:53 në një lokal përgjatë magjistrales Kaçanik–Ferizaj, duke shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme.

Sipas Policisë së Kosovës në Ferizaj, menjëherë pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të zjarrfikësve, patrullat policore dhe Njësia e Hetimeve nga Stacioni Policor në Kaçanik.

Po ashtu, është njoftuar edhe njësia e KEDS-it, e cila ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike në zonë për të shmangur rrezikun e përhapjes së mëtejme të zjarrit.

“Sipas të dhënave fillestare, dyshohet se zjarri ka nisur nga djegia e disa gomave të vendosura jashtë lokalit, e më pas është përhapur në një gomisteri, duke prekur gjithashtu pjesërisht edhe një lokal tjetër dhe një pjesë të një shtëpie përreth”, thuhet në njoftimin e zëdhënësit të Policisë në Ferizaj, Vesel Gashi.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por dëmet materiale dyshohet të arrijnë vlerën prej rreth 20 mijë eurosh.

Hetimet lidhur me shkaqet dhe përgjegjësinë e zjarrit janë në proces.

Të ngajshme

Hill i ashpër me Kurtin: Duhet të dëgjojë më shumë, ka mungesë besimi dhe bashkëpunimi me ShBA-në

Valjeta Turkaj

Autori i vrasjes u dënua me 16 vite burg, reagon familja e Martin Canit

Valjeta Turkaj

Inflacioni u rrit në 2,1% në muajin nëntor

Valjeta Turkaj