Dy udhëtarë nga Stambolli janë ndaluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” pasi gjatë kontrolleve rutinore të Doganës së Kosovës u zbuluan mallra të padeklaruara me vlerë prej 3,264 eurosh.
Pas selektimit për kontroll të detajuar, zyrtarët doganorë përdorën skaner dhe inspektim fizik të bagazheve, ku gjetën produkte kozmetike, ambalazhe dhe ngjitëse me mbishkrime të ndryshme, të cilat nuk ishin deklaruar.
Mallrat janë ndaluar përkohësisht dhe ndaj udhëtarëve është iniciuar procedura kundërvajtëse.